Howitt nesër sërish në Shkup

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropjan, Richard Howitt, në takimin e sotëm me ministrin e eurointegrimeve të Maqedonisë, Fatmir Besimi në ndërtesën e Evroparlamentit, njoftoi se nesër përsëri do të vijë në Shkup, njofton MIA.

Në fillim të bisedimeve në zyrën e tij, eurodeputeti britanik njoftoi Besimin se për arsye të krizës politike, nesër do të vijë në Shkup për takime me liderët e partive politike.

“Kështu si janë duke shkuar punët, nëse sot nuk ka ndonjë ndryshim nesër vij në Shkup”, i tha Howitt ministrit Besimi.

 
Ministri Besimi sot në Bruksel do të takojë edhe evrokomisarin për zgjerim Stefan Fyle, por edhe Aleksandra Kas-Granje, nga drejtoria për zgjerim si dhe eurodeputetin Edward Kukan.

Vizita e pritur e Howitt në Shkup vjen si pasojë e anulimit nga komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropjan  të votojë për rezolutën e tij  për Maqedoninë me qëllim që të pritet zgjidhja e krizës që në vend është krijuar nga LSDM-ja, me qëllim që të mos ketë raport negative nga Evroparlamenti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button