Nesër ditë jo pune për të gjithë qytetarët për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve

Në pajtim me vendimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Nga Qeveria shtojnë se ato institucione, kompani, ndërmarrje dhe organizata të cilat do të vendosin të punojnë më 15 korrik të vitit 2020 duhet të paraqesin punë në ditë jo pune deri tek Inspektorati shtetëror i punës.

“Sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, punëdhënësi punëtorit është i obliguar t’i paguajë kompensim dhe shtesë në pagë për punë në festa dhe ditë jo pune të konfirmuara me ligj ose rregullore tjetër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button