Në zyrat e Avokatit të Popullit do të funksionojnë linja telefonike falas për denoncim të shkeljes së të drejtës së votës

Në Zyrën e Avokatit të Popullit nesër në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës 7:00 deri 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj shkeljesh të të drejtës së votës, bënë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit.

“Të hapura për qytetarët do të jenë shtatë zyra të Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’iu ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e drejtës të tyre të votës. Krahas linjës falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në këto numra të telefonit: Tetovë:044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488”, informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Njëherësh prej atje bëjnë të ditur se Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin e zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të cilët janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara.

Edhe në këtë rast, Avokati i Popullit potencon se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barabartë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizmit të kësaj të drejte, për çka nuk është e rastësishme që shkelja e lirisë së përcaktimit në zgjedhje si dhe shkelje tjera të të drejtës së votës janë vepra të cilat dënohen. Gjithashtu, Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button