New York, 17 të vrarë në sulme të armatosura

Gjatë sulmeve të armatosura të hënën në New York kanë humbur jetën të paktën 17 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “New York Post” duke u bazuar në burime policore, theksoi se gjatë 10 sulmeve në Brooklyn të hënën janë vrarë 12 persona.

Zyrtari i lartë i policisë në Brooklyn deklaroi se ky numër është “i lartë” për të premten apo të shtunën dhe “mjaft e lartë” për të hënën.

Në Manhattan u vranë dy persona dhe nga një në tre pjesë të ndryshme të New Yorkut.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti dje një tryezë të rrumbullakët ku tha se New Yorku, për fat të keq, është jashtë kontrollit. Sipas tij, shkalla e krimit është në rritje.

Siç tha ai, sulmet e armatosura në New York janë rritur për 358 për qind.

“Vështirë është të besosh këtë, por gjithsesi administrata e qytetit bën atë që do dhe i thotë ‘Black Lives Matter’ para kullës së Trump. Për fat të keq, New Yorku tani është jashtë kontrollit”, tha Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button