Lëndohet rëndë një motoçiklist në Shkup

Një motoçiklist është dërguar në Qendrën urgjente për shkak lëndimeve që i ka marrë gjatë një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes.

Nga policia e Shkupit njoftuan se fatkeqësia e komunikacionit ka ndodhur sot në orën nëntë të mëngjesit, në udhëkryqin e bulevarit Franklin Ruzvelt dhe rrugës Orce Nikollov. 

Në fatkeqësi kanë qenë të përfshirë një veturë e tipit “Jugo” me regjistrim të Shkupit dhe një motoçiklist.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë hetim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button