Fule deri te liderët e Maqedonisë: është koha për kompromis

Komisioneri për zgjërim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule për të satën herë ka apeluar deri te lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe ai i LSDM-së, Branko Cërvenkovski të arrijnë kompromis për zhbllokimin e krizës politike në vend. 

Fule në profilin e tij në rrjetin social Twitter shkroi:

“Porosi e fuqishme për politikanët maqedonas: është koha për kompromis, është koha që qytetarët tuaj të jenë në rend të parë…” shkruan Fule duke ia bashkëngjitur porosisë së tij apelin e përbashkët të BE, OSBE dhe SHBA për Maqedoninë.

“Është shumë e rëndësishme që çështjet e hapura të mos mbeten “mina” të cilat do të mund ta pengojnë anëtarësimin” ka thënë Fule në një intervistë për euroaktiv.cz

I gjithë rajoni dita-ditës i afrohet Bashkimit Evropian, me këtë dhe krijohen më shumë mundësi për komplikimin e procesit për anëtarësim, kur vendet anëtare mund të theksojnë që nuk pajtohen për ndonjë çështje dhe procesi nuk mund të vazhdojë ka theksuar Fule.   

Ai nënvizon se çështjet bilaterale të disa vendeve kandidate për anëtarësim në BE mund t’i sjellin ata vende në situatë të tillë ku procesi i zgjerimit do të mbetet peng i tyre. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button