fbpx

Përmbytje në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, dy të vdekur dhe 11 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 11 u plagosën herët në mëngjes si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, tha se ata kanë hasur probleme për të arritur në 12 fshatra, por shtoi se të gjitha njësitë e ekipit të shpëtimit po punojnë në rajon.

Personat e plagosur në rrëshqitjet e dheut në fshatrat Yamaç dhe Köprübaşı në rrethin Çayeli u dërguan në spital

Soylu tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë në vazhdim e sipër për një person i cili u raportua i zhdukur.

Megjithatë, më vonë, u tha se ekipi i shpërthimi kishte gjetur trupin e personit në një zonë afër shtëpisë së tij.

Autoritetet thanë se shumë shtëpi ishin dëmtuar ndërsa tre ishin shkatërruar plotësisht.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close