Në këto zgjedhje kemi votues më shumë se sa në ato të vitit 2016-të kur “kishte votues fantomë” (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut. Portalb.mk, ju sjell statistika në lidhje me atë se sa ka qenë numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet parlamentare.

Sipas asaj që mund të shihet, numër më të madh të votuesve kemi pasur në zgjedhjet e vitit 2011-të, gjegjësisht 1.821.122 votues, ndërkaq më së paku në vitin 1990-të, gjegjësisht 1.339.021 votues. Karakteristike është se në këto zgjedhje, kemi rreth 30.000 votues më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2016-të, kur “top-temë” ishin “votuesit fantomë”.

BIRN, në zgjedhjet e vitit 2016-të zbuloi persona të vdekur, shpërngulur dhe votues “fantomë” në Listën Zgjedhore të asaj kohe.

Kryetari i KSHZ-së në vitin 2018-të deklaroi se në Listën Zgjedhore nuk ka të ashtuquajtur fantomë, por ka njerëz që kanë të dhëna të ndryshme.

Sidoqoftë, në këto zgjedhje kemi 1.814.263 votues, gjegjësisht 6.859 votues më pak se sa në vitin 2011-të dhe 475.242 votues më shumë se sa në vitin 1990-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button