Numri i kundërvajtjeve për mos mbajtje të maskës bie në mënyrë drastike, ndonëse raste aktive me kovid-19 ka shumë (Infografik)

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka informuar që 24 orët e fundit punonjës policor kanë regjistruar 237 kundërvajtje të qytetarëve të pandërgjegjshëm për mos mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë. Ky është numri më i ulët e kundërvajtjeve të regjistruara nga MPB-ja në periudhën e kaluar pasi qeveria miratoi masë obligative për mbajtje të mbrojtjes personale për t’u parandaluar përhapja e Kovid-19, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përkundër zvogëlimit të numrit të dënimeve nga MPB-së, Ministria e Shëndetësisë çdo ditë del me të dhëna për numrin e madh të personave të sëmurë të ri nga kovid-19. Ditën e djeshme janë regjistruar 136 të infektuar rishtazi,derisa javën e kaluar është regjistruar edhe numri rekord i të sëmurëve rishtazi brenda 24 orëve nga fillimi i epidemisë me koronavirusin në vendin tonë.

Të dhënat statistikore të MPB-së tregojnë që më së shumti dënime janë shqiptuar në gjysmën e parë të qershorit, ndërsa ka ditë kur janë regjistruar edhe nga 1.000 kundërvajtje për mos mbajtje të maskave ose mbrojtje tjetër personale në fytyrë. Ditëve të fundit, shifrat e MPB-së tregojnë që numri kundërvajtjeve të këtilla, që i kanë konstatuar punonjësit policorë, është zvogëluar edhe deri pesë herë.

Në anën tjetër, në rrugët e qyteteve mund të shihen qytetarë që  nuk mbajnë maska, madje edhe në lokacionet më të frekuentuara. Persona të pandërgjegjshëm nuk mbajnë distance, mblidhen në grupe të mëdha në distancat vogla mes vete sikur koronavirusi të jetë çrrënjosur tërësisht. Ditëve të kaluara mund të vërehen persona pa maska edhe në transportin publik, si dhe në hapësira tjera të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button