KNR do të ndajë çmimin për pjesëmarrje rinore për të rinj që kanë bërë ndryshime pozitive në komunitet

Në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare (Civic Engagement Project-North Macedonia), Këshilli nacional rinor e ndan Çmimin për pjesëmarrje rinore për të rinj të cilët kanë bërë ndryshime pozitive në komunitet ose në shoqëri vitin e kaluar, përkatësisht në periudhën janar 2019 – korrik 2020, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë individët, mediat, bizneset apo pjesëtarët e komunitetit mund të parashtrojnë nominim të një personi të ri i cili ka qenë aktiv në komunitetin e tyre ose është marrë me temë të interesit publik, si dhe të dominojnë grup joformal qëipromovontërinjtëtëjenëqytetarëtëangazhuaroseaktivnëkomunitetin e tyre.

“Njohja e arritjes së dikujt do t’i inspirojë të tjerët ta ndjekin shembullin e tyre” thonë nga Këshilli Nacional Rinor.

Projekti ka paraparë gjashtë çmime për angazhime qytetare rinore të djemve dhe vajzave të suksesshme të gjeneratave të reja (prej 18 deri 29 vjeç), grupe joformale rinore (të formuar prej së paku tre anëtarë) dhe organizata rinore qytetare që kanë treguar angazhim për përmirësim të jetës së komunitetit të tyre ose në shoqëri duke ndërmarrë aktivitete që kanë të bëjnë me çështje të interesit publik në Maqedoninë e Veriut.

Fituesve do t’u ndahen grante për përkrahje në përparimin e angazhimit të tyre qytetar. Për atë qëllim, ata do të duhet të parashtrojnë koncept të shkurtë që paraqet pasqyrë të qëllimeve dhe nevojave të tyre. Nga 1.500 dollarë amerikan do të shpërblehen fituesit në kategorinë individuale, 2.500 dollarë janë paraparë për grupet joformale rinoredhe 2.500 dollarë për organizatat rinore qytetare.

“Me çmimet për pjesëmarrje rinore do të identifikohen iniciativat e të rinjve të cilët kanë demonstruar vizion të qartë për përmirësime në komunitet, kreativitet të jashtëzakonshëm, inovime dhe lidership në përkufizim dhe zgjidhje të çështjeve të interesit publik ose të cilët kanë prodhuar rezultate të dukshme në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit apo shoqërisë, si rezultat i veprave të personit të nominuar” thuhet në thirrjen e KNR.

Afati për nominim është 20 korrik 2020, ndërsa më tepër detaje mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button