fbpx

LSDM vendosi ti bojkotojë zgjedhjet

Këshilli qendror i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoni sot herët në mëngjes ka vendosur që të qëndroj pas vendimit për bojkotin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit. 

Në këtë mbledhje siç informojnë zyrtarë të kësaj partie opozitare maqedonase ka mbretëruar qëndrimi i shumicës për të bojkotuar zgjedhjet, kundër një pushteti diktatorial dhe që nuk respekton demokracinë.  Mbledhja e thirr pas ndryshimit të kodit zgjedhor nga maxhoranca, me ç`rast u shtye afati për dorëzimin e listave zgjedhore deri më 3 mars.

Gjatë ditës pritet zhvillime të reja dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë nisur përpjekje intensive për të arritur një kompromis midis pozitës dhe opozitës maqedonase./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button