Norvegjia, nëpërmjet NATO-s na dhuroi një ton pajisje për spital ushtarak për në terren (Video)

Një ton maska, syza, termometra dhe material tjetër mjekësor, të dedikuar për spitalin e terrenit, Norvegjia i dhuroi armatës së Maqedonisë nëpërmjet Agjencisë së NATO-s për përkrahje dhe prokurime. Donacionin me vlerë rreth 200 mijë euro, norvegjezët e transportuan dhe ia dorëzuan ARM-së në kazermën “Ilinden” në Shkup, njofton Portalb.mk.

Donacioni është i dedikuar për spital ushtarak në terren (me “Rol-2” ose nivel të dytë për nga kompleksiteti dhe vëllimi i mbrojtjes shëndetësore të ushtrisë në terren), që kushton rreth 2 milionë euro, që ushtria e fitoi në tetor të vitit 2012 gjithashtu nga Norvegjia, si pjesë e bashkëpunimit bilateral mjekësor-ushtarak, veçanërisht në operacione ushtarake jashtë vendit. Në fillim të pandemisë, spitali për terren, apo spitali polonez është vendosur në oborrin e Qendrës Klinike, afër Klinikës për sëmundje infektive.

“Donacionin që ua dorëzojmë do t’ua sigurojë të veglat themelore që do t’u ndihmojnë në luftën kundër virusit. Ky është edhe simbol i vogël i mirënjohjes tonë ndaj vendit aleat të cilin ne e konsiderojmë si mik shumë të mirë!” – tha ministri norvegjez për Mbrojtje, Frank Bake – Jensen, në video mesazhin e time rastin e donacionit.

Për shkak të pandemisë së KOVID-19, sëmundje e shkaktuar nga SARS-KoV-2, Maqedonia e Veriut më 30 mars, pothuaj menjëherë pasi u bë anëtari i 30-të, nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s për koordinim të përgjigjeve ndaj fatkeqësive ka kërkuar ndihmë për ballafaqim me pandeminë. Gjithsej shtatë NATO-anëtare deri tani kanë kërkuar ndihmë nga ky trup i Aleancës.

Prej atëherë, vendi për ballafaqim me pandeminë ka fituar ndihmë nga SHBA-të, Sllovenia, Hungaria, Çekia, Turqia dhe disa herë nga Norvegjia, e cila ka lajmëruar ende dërgesa për luftë me virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button