Si të shkoni mirë me vjehrrën

Është e qartë. Nëna e bashkëshortit tuaj ka më shumë dëshirë të kalojë kohë me djalin  saj, sesa me të dy ju. 

Por, cili është problemi. Një marrëdhënie e tillë nuk të ndihmon. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe mundohuni te mendoni per te mirat që mund të sjellë ajo në marrëdhënien tuaj. Ja disa këshilla për ta bërë të mundur këtë.

1. Vlerësojeni vjehrrën për tiparet më të mira të bashkëshortit tuaj

Keni rënë në dashuri me sytë e tij dhe buzeqeshjen fantastike. Por, kujtohuni. Gjysma e geneve të tij vjen nga mamaja e tij. Edhe nëse e keni të vështirë, lavdërojeni atë për anët e mira që ka bashkëshorti juaj.

2. Ftojeni për të dalë herë pas here bashkë

E sigurt që vjehrra juaj adhuron të kalojë kohë me djalin e saj. Por, ai jo gjithmonë është i  gatshëm për t’ia dhënë këtë hapësirë. Doni të fitoni pikë? Merreni dhe dilni me të për ndonjë kafe apo për të bërë ndonjë pazar.

3. Përpiquni të kuptoni dëshirat, pasionet e saj

Të tregoni interes për gjërat që ajo pëlqen do t’ju japë ju dhe vjehrrës suaj mundësi për të diskutuar për tema të ndryshme, përvecse për atë cfarë ju keni të përbashkët-bashkëshortin.

4. Kërkoni këshillat e saj

Nëse është një gjë që vjehrrat e dashurojnë, është ndjenja e të qënit e nevojshme. Kërkojini këshilla për gjëra për të cilat ajo ka eksperiencë, si përshembull çfarë ëmbëlsire të bësh për ditëlindjen e bashkëshortit apo si t’ia bësh me tapetin që të është prishur pak.

5. Vishe bluzën që ka blere per ty edhe pse eshte e shemtuar 

Mund te mos jete bluza e stilit tend, por te veshesh te pakten nje here bluzen qe te ka blere, e sigurt qe nuk do te te vrase. Dhe kur ta vishni mos harroni te buzeqeshni.

6. Bëjini komplimente

Komentoni per stilin e saj te ri te flokeve. Thojini qe ju pelqen çanta qe mban. Nëse e bëni të ndjehet mirë për veten e saj, ajo do ndjehet mirë dhe me ju gjithashtu.

7. Kërkoni ndihmë në guzhinë

Ju mund te dini te gatuani makaronat, por pyeteni vjehrren se si ta pergatisni salcen dhe nese i  keni hedhur kripe sa duhet. Kjo do ta perfshije dhe do ta beje te ndjehet superiore në guzhine. Kush e di, ndoshta mesoni ndonje gje te re?

8. Pergjigjuni verejtjeve me nje buzeqeshje 

Shpresojme te mos arrijme ketu, por nese vjehrra juaj ben nje verejtje te ashper, pretendoni se nuk e vute re. Sigurisht nuk eshte e kendshme dhe e lehte, por te shqetesohesh per kete, vetem sa mund ta inkurajoje per t’ju vene ne disavantash. Nese reagoni sic duhet, ajo do heqe dore.

9. Bejini nje dhurate

Nje dhurate e vogel tregon se ju mendoni per te. Tregohuni e zgjuar, jepjani dhuraten ne prezence te bashkeshortit.

10. Kujtojeni per trashegimtaret

Ta besh gjyshe vjehrren eshte menyra me e mire per te hyre ne zemren e saj, megjithese jo nje arsye e mire per te pasur femije. Nese po planifikoni te beni femije, edhe pse po shijoni ende periudhen romantike ne çift. Nese flisni per te ardhmen tuaj dhe per femijet qe do sillni ne jete sigurisht qe do beheni me e dashur ne syte e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button