fbpx

U arrit marrëveshja, Napoli “blindoi” një prej futbollistëve më të kërkuar në merkato

Ndërkohë që skuadra po funksionon mjaft mirë në fushë nën drejtimin e Genaro Gattusos, drejtuesit e Napolit po vijojnë punën për rinovimin e kontratave të futbollistëve aktualë dhe pas Mertens e Zielinskit, emri i radhës është ai i spanjollit Fabian Ruiz, transmeton SS.

Sipas mediave italiane, tashmë është arritur plotësisht marrëveshja mes palëve për një kontratë të re të vlefshme deri në verën e 2025-ës, prej të cilës mesfushori spanjoll do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh, plus bonuse mbi paraqitjet.

Gjithashtu klubi i Napolit ka përfshirë në kontratën e re edhe një klauzolë që i hap rrugën largimit të mesfushorit Fabian Ruiz vetëm në rast të pagesës së një klauzole prej 100 milionë eurosh.

Në këtë mënyrë napolitanët “blindojnë” një prej futbollistëve më të kërkuar në merkato dhe objektivi i radhës është që të bëjnë të njëjtën gjë me sulmuesin polak Arkadiuz Milik, i cili duhet të zgjidhë nëse do të rinovojë apo do të largohet nga Napoli pas fundit të këtij sezoni.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close