fbpx

Përfundoi intervistimi disaorësh i Thaçit, marrja në pyetje do të vazhdojë nesër

Intervista e Presidentit të Kosovës në Hagë ka zgjatur më shumë se shtatë orë. Pasi doli nga gjykata, ai tha se ditën e sotme kishin bërë këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës, dhe se seanca do të vazhdojë ditën e nesërme.

Korrespodenti i Euronews Albania në Bruksel, theksoi se ende nuk mund të dihet me saktësi nëse Thaçit i janë bërë pyetje personale, përveç teknikaliteteve.

”Nuk dihet nëse zoti Thaçi e ka nisur procesin e përgjigjeve, sepse, siç e dëgjuat, sot ka pasur vetëm këmbim të teknikaliteteve, dhe pjesa dëgjimore do të vazhdojë nesër në Hagë”, tha korrespodenti.

Thaçi u prit në dyert e gjykatës nga një grup manifestuesish shqiptarë, të cilët i shprehën mbështetje Thaçit, UÇK-së dhe luftëtarëve të tjerë, me flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe me parulla të shumta në duar.

Burime pranë presidencës thonë se avokati e ka këshilluar presidentin Thaçi që të zgjedhë procedurën e mbrojtjes në heshtje.

Megjithëse presidenti është i sigurt që do të dalë i pastër nga aktakuzat, kjo metodë është zgjedhur për të mos inkriminuar anëtarë të tjerë të UÇK, të cilët janë të akuzuar nga gjykata në Hagë.

Marrja në pyetje zgjat nga disa orë e deri në disa ditë, në varësi të procedurës, sipas korrespondentit Bunguri. Të vetmit që e dinë me saktësi se çfarë procedure është zgjedhur, janë vetëm presidenti Thaçi dhe avokati i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button