fbpx

Vildane Zeneli, modelja shqiptare në reklamë për Fiat

Deri tani modelja shqiptare numëron dhjetëra eksperienca me firma mjaft të njohura ndërkombëtare, në realizimin e video-klipeve të këngëtarëve të njohur, kompani të ndryshme reklamash, por mbi të gjitha Vildane Zeneli është një ndër modelet shqiptare më të njohura në Amerikë. Ajo aktualisht është pjesë e “Ford Models”, një agjenci mode mjaft e njohur në New York

Ajo ka modeluar për shtëpi të njohura mode, si për ‘Roberto Cavalli’,’Bel Staff’, ‘J.Lo.’, ‘Vera Wang’, etj. Gjithashtu ka reklamuar kufjet million dollareshe me diamantë të Dr. Dre.

Modelja shqiptare para pak kohësh ka përfunduar reklamën për kompaninë e celularëve HTC ndërsa tash ajo do të paraqitet edhe si imazhi i kompanisë së veturave  “Fiat”, ku do të reklamojë edhe zërimin  veturës që është bërë nga Dr.Dre.

Pasi korri sukses të madh me modelizëm, ajo vendosi të provojë edhe profesionin e këngëtares. Shumë shpejt pritet të dalë albumi i saj i ri në treg, në të cilin përfshihet edhe një bashkëpunim mjaft interesant me këngëtarin dhe muzikantin e njohur Will. I. am.

Lajme të ngjashme

Back to top button