Ramos: Ronaldo më i miri në botë

Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos nuk i ka kursyer falënderimet në llogari të Cristiano Ronaldos, golashënuesit të dyfishtë në fitoren ndaj Barcelonës me rezultat 3:1, e cila u siguroj madrilenëve finalen e Kupës së Mbretit.

“Luajtëm në mënyrë të përkryer dhe arritëm sukses të madh. Kundër Barcelonës gjithmonë është vështirë, sepse keni shumë pak hapësira, por mendoj se e gjetëm mënyrën më të mirë për të arritur deri të porta”, ka thënë Ramos, i cili më pas e ka quar në ‘qiell’ Ronaldon dhe Varan.

“Varan është futbollist i ri dhe ai duhet ta ketë rastin të tregohet. Për Ronaldon gjithëmonë kam thënë se është futbollisti më i mirë në botë dhe gjithnjë e tregon këtë”, ka përfunduar Ramos. 

Lajme të ngjashme

Back to top button