Historia e bujshme e familjes Haklaj në Tropojë bëhet film në Hollywood

Kush nuk ka dëgjuar një herë të vetme në jetë për historinë e Haklajve të Tropojës? Hakmarrjet e bujshme dhe vrasjet e burrave të fisit, duket se do të jenë subjekt për një film në “Hollywood”! Më saktë, bëhet fjalë për një produksion kinematografik me katër seri, që do të përfshijnë të gjitha ngjarjet e ndodhura në Tropojën e viteve 1990-2000, e ku fokusin parësor do e ketë familja Haklaj, transmeton Class.

Me titullin thjesht “Haklaj”, filmi ka si ideator dy regjisor një suedezo-amerikan dhe një tjetër nga Kosova.

Rolin e djalit më të njohur të familjes, Fatmir Haklaj pritet ta luajë Jurgen Malaj, ndërsa në  film do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë.  Buxheti fillestar i filmit është afro 32 milionë dollarë amerikanë, të cilat janë të mbledhura në formën e donacioneve nga individë dhe biznese shqiptare, por edhe të huaj.

Kush është Jurgen Malaj, aktori kryesor i filmit “Haklaj”!

Ai ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht, jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button