Procesi zgjedhor në Çair filloi me vonesë, votoi edhe Prokurorja Fatime Fetai (VIDEO)

Procesi zgjedhor në Çair filloi me vonesë, kjo për shkak se ngadalë ecte procedura e verifikimit të materialit zgjedhor nga anëtarë e komisioneve zgjedhore, transmeton TV21.

Pritja e gjatë ngjalli revoltë tek anëtarët e pranishëm. Radhët përfunduan pas 12:30 dhe Komisioni i veçantë zgjedhor drejt personave të infektuar me Kovid-19 dhe në izolim u nis me vetura personale.

“Materialin e pranuam, tash vazhdojmë me zgjedhjet. Pajisjet mbrojtëse që duhet t’i kemi, do t’i veshim te vendi”, sqaruan anëtarja e komisionit.

Votuesi i parë ishte person pozitiv dhe nuk dëshiroi ta incizojmë. I dyti që ishte paraqitur për ta realizuar të drejtën e votës, ishte prokurorja Fatime Fetai. Pasi e realizoi të drejtën e votës, ajo ftoi që më 15 korrik të dalin në votime edhe qytetarët e tjerë.

“Nëse ne duam të jemi kreator të ardhmërisë sonë, të një ardhmërie më të mirë që nënkupton institucione funksionale demokratike dhe me një parlament me shumicë stabile dhe institucione që do ta dërgonin vendin tonë drejt Bashkimi Evropian, ajo që duhet ta bëjmë është ta shfrytëzojmë të drejtën e votës”, u shpreh Prokurorja Fetai.

Përndryshe, sot është dita e parë e procesit zgjedhor që do të zgjasë 3 ditë. Nesër do të votojnë personat e dobët dhe të sëmurë. Më 15 korrik të drejtën e votës do të mund ta realizojnë edhe qytetarët e tjerë, por nën masa të veçanta për shkak të epidemisë së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button