Predikt

Cubat me kollare rivendikojnë për pushtet e deklamojnë aliteracion aliazhin e të qenurit një, polemit i cili qëndroi stoik nëpër viadukte e la tuma. Sot, populli i rilevuar si dasik kur bota rrjedh vir, gurra jonë mezi shuan etjen bletëve që mundohen të mbushin ndonjë huall duke shndërruar nektarin në mjaltë.  Nuancë mes nesh, apo spektër përballë skëterrës, është heshtje retorike.

Dervish Shaqa, rapsodi i njohur i folklorit shqiptar, në tëhuajtje nga inkuizicioni serbosllav, mbi  telat e sharkisë me sarkazëm i këndonte partisë në këngën „Por si ujë që del nga gurra“, njëlloj si militantët me kontrata të marrur peng që shfaqin dekantizëm gjatë fushatës me frikë nga delikti verbal drakonian, e që më pas virok dënojnë vehten deri në krupë. Por, traktati i bitmes së shpresës së drejtësisë e gjykatave edhe pse pizël, po frikëson çdo xarnavel mufkë, që me finjë  mundohet të laj dekadat në pullandër.

Në cërin e vapës, në apati qytetarët dëgjojnë nga veshi i madh bisedat e përgjuara, partitë  në pullazina me oligarkë petavra e militant tjegulla me aktivitet deltine, mbulojnë ato. Predikat për ne, ngelet e drejta demokratike ‘’vota’’. Uroj të mos ndjejmë fërgëllimë, sepse zgjedhjet janë xanxë.

Dikotomia mes partive dhe formimi i qeverive zakonisht krijon sensacion në masë. Divergjencat mes tyre nuk japin ekuacion ekuivalent këto zgjedhje. Retrospektivë, në fillim shpjegojnë etimologjinë e tolerancës, por shantazhohen mes vehte…bisedojnë për ndarrjen proporcionale të pushtetit për hirë të unitetit, por kërkesat në tavolinë kanë një kolorit të larmishëm. Dëshira e kahershme 61 deputet, qeveri shumëkombëshe, mbase kryeministri shqiptar, konfederata, ndryshimet kushtetuese apo Xhamia Burmali përballë dëshprimit nga populli, pandemisë e koha e pushimeve, minimizojnë numrat e deputetëve, kjo gjendje detyron që partitë në avantazh do biejnë në ujdi për një kohë duke krijuar qeveri me „këmbë qelqi“ dhe në fund zgjedhje të reja të parakohshme.

Korona virusi dhe karantina  picimajthi rrënuan ekonominë dhe shëndetin mendor. Pax Covid – 19 është në prag, izolimi selektiv parcial, duket si alternativë.  Infrastruktura e vendbanimeve shqiptare si pjesë e programeve partiake pa pikë trupi, përballë kësaj sfide, bërzanë do rrit numrat në këto zona. Rezultati i neglizhencës vite me rradhë dhe mafia urbane do të nxisin revoltë këto kohëra, të cilat ngjyrosen me penel teist në mediume.

Predikti pezull, unë me divit ju me të drejtën e votës!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button