Çairi, Gazi Baba dhe Saraji me numër më të madh të foshnjave!

Në komunën e Karposhit , në Kisella Vodë dhe Gjogje Petrov nataliteti është në rënie , ndërsa në Gazi Babë, Çair dhe Saraj është në rritje.

Komuna e Çairit është në listën e parë të komunave të Shkupit e cila ka numrin më të madh të lindjeve në vitin e kaluar.

 Sipas Entit Shtetëror të Statistikave , në tre muajt e fundit në vitin e kaluar numri i foshnjave në këtë komunë ka arritur deri më 295. Përveç kësaj, shkon duke u rritur edhe numri i banorëve, sidomos kur është në rrënie numri i vdekshmërisë krahasuar me numrin e lindjeve, numri i banorëve në tremujorin e katërt u rrit për 146 persona.

Komuna e Gazi Babës është e dyta  në numër me 221 foshnje, ndërsa e treta është komuna e Sarajit me 195 foshnje të sapolindura.

Komuna e Karposhit vuri një dukje një rritje negative natyrore në minus 24, të lindshmërisë së foshnjave në 159. Numri i banorëve ka rënë edhe në Kisella Vodë si dhe në Gjorçe Petrov .
Rritja negative është e theksuar sidomos në rajone të caktuara në Maqedoninë lindore si dhe në Maqedoninë qendrore, ku këto komuna kanë evakuim të plotë të qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button