Në Kinë janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19, në Korenë e Jugut 62

Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa në Korenë e Jugut janë regjistruar 62 raste me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni kombëtar kinez i shëndetësisë njoftoi se tetë infeksionet e reja janë regjistruar tek personat që kanë udhëtuar nga jashtë dhe se në të njëjtën periudhë nuk janë raportuar raste të vdekjes nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kineze po ashtu njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 83.602, ndërsa numri i vdekjeve mbeti pa ndryshuar, gjegjësisht 4.634 vdekje të raportuara që nga shpërthimi i pandemisë.

Deri më tani në Kinë janë shëruar 78.648 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv me COVID-19.

– Në Korenë e Jugut numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 rritet në 13.479

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve e Koresë së Jugut njoftoi se gjatë ditës së kaluar janë regjistruar 62 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 43 janë persona që kanë udhëtuar nga jashtë.

Autoritetet e vendit njoftuan se numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në 13.479, prej të cilëve 12.204 pacientë fituan betejën kundër virusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Korenë e Jugut nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes nga COVID-19, përderisa deri më tani 289 persona kanë vdekur nga ky virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button