fbpx

Angella Gjorgjievska u dënua me 19 vjet burg për vrasjen e Pinos

Gjykata Penale e Shkupit sot e dënoi Angella Gjorgjievskën me 19 vjet burg për vrasjen e 26-vjeçarit, Penta Sekondo – Pino, njofton Portalb.mk.

Sipas aktgjykimit, ajo ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes të cilën sipas dëshmive e ka kryer, Ali Furkan, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Gjykatësi, gjatë shqiptimit të dënimit tha se në caktimin e dënimit janë marrë parasysh masa lehtësuese, por kanë mbisunduar ato rënduese pasi që Gjorgjievska gjatë gjykimit asnjëherë nuk ka treguar pendim.

Vrasja ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018-të. Në atë natë, e akuzuara Angella e ka mashtruar Pinon që të takohen në lagjen Gjorçe Petrov.

Kur ka arritur, aty ka ardhur edhe Ali Furkan, i cili ka bartur me vete pistoletë. Furkani e ka lënë automjetin “Opel Askona” dhe me “Shkodën” e Pinos janë drejtuar drejt qarkores në Haraçinë.

Atje janë ndalur në një vend dhe fillimisht janë kacafytur dhe rrahur, ndërkaq në një moment Furkani me pistoletë e ka vrarë Pinon në kokë. Pas vrasjes, Ali Furkan, me ndihmën e Angella Gjorgjievskës, e kanë futur trupin e Pinos në bagazh të veturës dhe janë drejtuar për në Luboten.

Zhdukjen në stacionin e policisë e ka lajmëruar nëna e tij. Pas pesë muaj hetim, më 29 prill të vitit 2019 mbi fshatin Luboten është gjetur trupi tij i pajetë, i cili ishte varrosur në një gropë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close