Festë kombëtare nën shenjën e solidaritetit, për të nderuar në veçanti personelin e angazhuar në luftën kundër Covid-19

Nesër, më 14 korrik, do të shënohet një festë e veçantë kombëtare, si në Francë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Republikës, Emanuel Makron, do t`i bashkëngjitet ceremonisë ushtarake në Sheshin “Konkord”, e cila do të jetë e organizuar nën shenjën e solidaritetit (mishërimit), për të nderuar në veçanti personelin e angazhuar në luftën kundër Covid-19.

Në mungesë të organizimit të pritjes tradicionale për shkak të pandemisë, Ambasada e Francës, shfrytëzon rastin të shpreh mirënjohjen e saj për gjithë ata, që luftuan për vlerat e Republikës dhe sidomos për lirinë, edhe atë përmes vendosjes së kurorës me lule në varret e ushtarëve francezë në Shkup. Kjo ngjarje do të tubojë përfaqësues të rrethit të ngushtë të komunitetit francez dhe në respektim të plotë të masave shëndetësore.

Në këto kohëra të vështira, ambasadori shpreh mbështetjen e tij të plotë dhe u dërgon përshëndetje miqësore bashkatdhetarëve të tij dhe partnerëve, përmes një fjalimi në video, të cilin do ta gjeni në vegëzën vijuese: (https://www.facebook.com/France.Skopje /   https://mk.ambafrance.org).

Në kuadër të kësaj ceremonie, ish-ambasadori Bllagoj Zashov, delegat i përgjithshëm i shoqatës “Kujtesa franceze në Maqedoninë e Veriut”, do të vendosë kurorë me lule dhe do t`i dhurojë Shtëpisë përkujtimore katër libra të autorëve francezë, mbi historinë e rajonit të Maqedonisë, të cilat ai i ka përkthyer vitin e kaluar.

Franca përgjatë kësaj krize, përveç kontributit të saj në përpjekjet evropiane për të siguruar pajisje dhe ndihmë financiare, ka qenë vazhdimisht përkrah qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Për këtë 14 korrik, ne do të ndihmojmë sërish Kryqin e Kuq dhe Bankën për Ushqim (https://www.facebook.com/France.Skopje /   https://mk.ambafrance.org). 14 korriku i sivjetshëm duhet të jetë festë e mishërimit tonë, që theksohet përmes vëllazërisë në vepra, gjegjësisht festë e vlerave të përbashkëta, të cilat i ndajmë dhe i festojmë dhe shënojmë së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button