RMV, është rritur numri i votuesve që janë paraqitur të sëmurë dhe të pafuqishëm

Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga 9.499 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe me sëmundje kronike të regjistruar në KZK, janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët, në përputhje me udhëzimet e Komisionit, dorëzuan dokumentacionin e duhur mjekësor për të dëshmuar se ata kanë nevojë për të votuar në shtëpinë e tyre. Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë, transmeton Portalb.mk.

Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga persona me korona virus apo në vetizolim për votimin që duhet të zbatohet sot në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në Komisionet zgjedhore komunale kanë ardhur 770 kërkesa të këtilla, ndërsa nga gjithsej 80 komuna në 57 do të votojnë personat e sëmurë me Kovid – 19 dhe ata të cilët janë në vetizolim.

Nesër do të votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm, me sëmundje kronike, të burgosurit, në shtëpi të pleqve dhe paraburgim.

Për krahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Njëra nga arsyet që këtë vit numri është shumë më i madhe me siguri ka si shkas situatën me korona virus, për të cilën është lënë hapësirë për përfshirje më të gjerë të personave me sëmundje kronike në kategorinë e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Zgjedhjet parlamentare do të realizohen  të mërkurën, më 15 korrik, në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në vend. Në 90 vendvotime ka më pak se 10 votues, të cilët sipas Ligjit do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimin më të afërt. Qytetarët do të jenë në gjendje të votojnë për 1.578 kandidatë nga 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button