Mirditë, i premtoi martesë, merr peng vajzën, pranga burrit të martuar

I premtoi martesë, fustan të bardhë, por shpejt ëndrra e bukur e një vajze të re kthehet në një makth. I riu, për të cilin thuri ëndrra nuk ishte gjë tjetër vec një burrë i martuar me fëmijë i cili shndërrohet më pas në pengmarrësin e saj. Historia e trishtë vjen nga Mirdita, ku një vajzë 21-vjeçare është shpëtuar sot nga policia pas një pengmarrjeje prej 22 ditësh, ndërsa pengmarrësi është vënë në pranga. 

Sic bën të ditur policia, për afro një muaj vajza me inicialet Dh.L u mbajt peng në një banesë në Mirditë. Mbi vajzën u ushtrua dhunë fizike, psikologjike si dhe marrdhënie seksuale me dhunë. 

Pas marrjes së informacionit, policia mundi të vihet në gjurmët e pengmarrësit duke cliruar ditën e sotme vajzën e re. Në pranga ndërkaq është vënë shtetasi, Mirash Kolaj 36 vjec. Mbi të riun rëndon akuza, për “Kryerje të mardhënieve seksusale dhe dhunë” dhe ‘heqje të lirisë së tjetrit’. 

Ngjarja

News24 ben te ditur se më 3 shkurt të këtij viti, Mirash Kolaj nga fshati Blinisht i ka propozuar “martesë” bashkëfshatares së tij, 21-vjeçare me inicialet Dh. Ll. Vajza ka pranuar propozimin duke u larguar me dëshiren e saj nga banesa, por pa e ditur që Kolaj ishte i martuar dhe me fëmijë. Policia nisi hetimet pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e vajzës. Ajo u gjet ne banesën e Mirash Kolajt, ndërsa burimet shtojnë se e reja dhunohej çdo ditë nga 36-vjeçari që kishte ushtruar gjithashtu person ndaj bashkëshortes së tij për të mos denoncuar rastin./Ballkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button