fbpx

Sofje, qytetarët po protestojnë kundër “modelit mafioz të qeverisjes”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Borisov

Bullgaria është përfshirë nga valë të shumta protestash antiqeveritare kundër “modelit mafioz të qeverisjes”. Protestat janë organizuar nga një iniciativë qytetare për reformat në drejtësi, të quajtur “Drejtësi për të gjithë”.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i ka bërë thirrje Qeverisë së Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të japin dorëheqjen.Ai tha se kjo ishte mënyra e vetme për të zvogëluar tensionet në rritje politike që çuan në protesta masive në të gjithë vendin, raporton oranews.

Radev ka thënë se “bullgarët e epokave të ndryshme dhe përkatësisë politike po kërkojnë rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe lirive themelore civile që janë shkelur sistematikisht në vitet e kaluara”.

Radev, president i zgjedhur në vitin 2016 me votat e Partisë Socialiste, ka kritikuar hapur Qeverinë e qendrës së djathtë, duke e akuzuar atë për korrupsion, mungesë drejtësie dhe duke penguar lirinë e fjalës. Mijëra bullgarë dolën në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale. Protestat shpërthyen këtë javë kur Geshev urdhëroi një kontroll në zyrën e presidentit dhe arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të një të dyshuari për dhunim. Borisov u bë kryeministër në 2009 dhe mandati i tij i tretë skadon në mars.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close