(Intervistë) Arif Ziberi (Elita-5): Unë tullac? Assesi!

Ai nuk di të gatuaj, s’është aspak egoist dhe pa miqtë e tij nuk e imagjinon dot jetën . Është ky solisti i grupit Elita 5, Arif Ziberi. Pas një karriere të suksesshme dhe gjithmonë duke u përshtatur me ndryshimet në tregun muzikor ato kanë arritur që gjithmonë të jenë “in” . Kësaj radhe ai rrëfen diçka më shumë për veten e tij në një intervistë ekskluzive për PortAlb.

Sonte Elita 5 do të marrë pjesë në një koncert live të organizuar nga Parlamenti i Studentëve në SEEU me fillim në ora 20:00.

Intervistoi: Liridona Vejseli

PORTALB: Fillimisht për planet e juaja. Çfarë presim nga grupi Elita 5 ?
A.ZIBERI: Prisni një album të ri i cili do të jetë në shitje në fund të majit prill. Besoj që do të mirëpritet nga publiku , kemi punuar shumë dhe do vazhdojmë që të punojmë ende sepse i jemi përkushtuar fort.

PORTALB: Po sa këngë do të ketë ky album dhe do ta shoqëroni ndonjërën nga këngët me video-klip?
A.ZIBERI: Ky album që prite të përfundojë në muajin prill do të ketë dhjetë këngë, dhe dy nga këto këngë do të kenë video-klip, mirëpo endë nuk kemi vendosur se cila nga këngët. Uroj që të mirëpriten nga publiku sepse ne po punojmë me shumë dashuri dhe përkushtim.

PORTALB: Kush ua zgjodhi emrin Arif?

A.ZIBERI: Po unë mesa e di… më quajnë Arif ngaqë kam lindur në “Ditën e Arifes” një ditë para festës së Bajramit. Prej këtu rrjedh shkaku pse më kanë quajtur pikërisht Arif.

 

PORTALB: Çfarë raporti keni ju me miqtë?
A.ZIBERI: Miq janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës time. Me to kam një raport shumë të ngushtë. Gjithmonë jam i rrethuar nga miqtë e mi, me to ri dhe i ndaj të gjitha të mirat dhe të këqijat. Padyshim që janë edhe pjesë e jetës time.

PORTALB: Po armiqtë?
A.ZIBERI: Unë në rrethin tim nuk kam armiq, më mirë thënë nuk kam fare punë . I eliminoj. Nuk i vërej fare (qeshet).

PORTALB: Rapori juaj me gratë, për ata mike flasim?
A.ZIBERI: Po patjetër që kam. Kam gra mike që janë edhe kolege të punës që bashkëpunoj me to . Kam edhe të tjera që nuk i kam kolege vetëm që dalim për të pirë një kafe bashkë.

PORTALB:Cili është tipari më i mirë dhe më i keq i shqiptareve?
A.ZIBERI: Për këtë nuk e di çfarë të them! Nuk e kam menduar fare, që t’ju përgjigjem do të duhet ta mendoj. 

PORTALB: Po te gruaja juaj ç’pëlqeni më shumë?
A.ZIBERI: Pëlqej kreativitetin, ajo është një kokë e hapur. Ajo në karrierën time zë një vend shumë të rëndësishëm pasi që më ka ndihmuar mua shumë gjatë gjithë karrierës sime. Gjithmonë ka pas mirëkuptim për punën që unë bëj. Raporti ynë i mirë ka qenë shtysë që unë të jem i suksesshëm.

PORTALB: Ajo ju ka toleruar shumë, apo keni qenë baba dhe bashkëshort shembullor?
A.ZIBERI: Mbase duhet që ti pyetni ato, ngaqë unë nuk e di çfarë mendojnë për këtë! Unë mendoj se ,po kam qenë i tillë.

PORTALB: Çfarë kanë marrë nga ju fëmijët që nuk duhej të merrnin?
A.ZIBERI: Tani është më ndryshe. Ato jetojnë në një kohë shumë tjetër, ka ndryshuar shumë nga ne kur kemi qenë të ri. Vetitë e mia që i kam pas kur kam qenë fëmijë s’mund të krahasohen tani me këtë kohë, është shumë më ndryshe.

PORTALB: Konsumoni alkool apo cigare?
A.ZIBERI: Unë kurrë nuk pi alkool, thjesht nuk e preferoj. Edhe për cigaren vlen e njëjta, kurrë se kam provuar as atë. Unë jam një tip sportiv, sportin e kam për zemër qysh nga fëmijëria ime. Po bëj sport edhe tani , duke ecur , vrapuar shpesh dal dhe me biçikletë.

PORTALB: Ngjyra e flokut tuaj është e veçante. Ju i lyeni flokët?
A.ZIBERI: (Qeshet) Po , po flokët i lyej …

PORTALB: E mendoni ndonjëherë veten tullac?
A.ZIBERI: Unë tullac jo! Njëherë në jetën time i kam nxjerrë flokët tullac, dhe t’ju them të drejtën një herë dhe kurrë më. Nuk e preferoj . Isha katastrofë , i falënderohem Zotit që i kam flokët edhe këto po më ndihmojnë sado pak në karrierën time.

PORTALB: Do të kishit thënë se jeni egoist?
A.ZIBERI: Nuk besoj se jam i tillë . Unë besoj se jo.

PORTALB: Çfarë gjelle dini të gatuani?
A.ZIBERI: Asnjë gjelle nuk di të gatuaj. Përveç vezëve nuk di të bej asgjë tjetër. Në shtëpi jam i rrethuar nga pesë femra, tre vajzat , e ëma, gruaja, nuk më bie radha mua të gatuaj.

PORTALB: Nga cila sëmundje keni frikë?
A.ZIBERI: Tani flitet shumë për kancer, sulm në zemër . Normal që nga këto kam frikë dhe unë.

PORTALB: Çfarë është vdekja për ju?
A.ZIBERI: Vdekja është një proces i natyrshëm, është më se normale. Me miqtë shpesh bisedojmë për këtë , themi ja sa vite kemi jetuar, jemi plakur. Edhe babai im ishte i ri edhe ai u mplak dhe vdiq është proces që ndodh tani unë pastaj fëmijët do të vinë në vendin tim. Është proces që nuk mund ti ikim.

Lajme të ngjashme

Back to top button