Mbretëri e Bashkuar, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 44.819

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 44.819, me një rritje prej 21 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 650 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 289.603.

Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi, ndërsa e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button