Thaçi: Vendimi për krijimin e Speciales, strategjikisht i drejtë

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi vendimi për krijimin e Speciales nga Kuvendi i Kosovës ka qenë strategjikisht i drejtë.

Në një intervistë për Top Channel në Tiranë, para se të nisej me aeroplan për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Prokurori i Specializuar rreth akuzave për krime lufte, ai ka thënë se ndonëse ka qenë padrejtësi historike krijimi i Speciales, ai ka qenë i domosdoshëm.

“Më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk është përcaktuar rreth ekipit të tij mbrojtës.

“Do t’i kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Për Thaçin, ngritja e aktakuzës nga Specialja e “preu rrugëtimin” për në SHBA, por jo edhe “besimin në vlerat e SHBA-së dhe botës perëndimore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button