Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arriti në 194.515

Gjithsej 1.298 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi, duke e çuar në 194.515 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 212.993, me 1.012 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5.363, me 19 të vdekur në 24 orët e fundit.

Turqia ka kryer mbi 3,97 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 45.232 teste.

Ministri Koca theksoi se kryeqyteti Ankara, Stambolli, Konya, Diyarbakır dhe Bursa janë pesë provincat me numrin më të madh të pacientëve me intubacion të regjistruar në tre ditët e fundit.

Ai shtoi se Stambolli, Şanlıurfa, Ankaraja, Gaziantepi dhe Konya kanë numrin më të madh të pacientëve të kujdesit intensiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button