Hoti: Ashpërsim i masave dhe mbikëqyrje rigoroze në vend të gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Masat e reja pritet të miratohen të dielën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit, transmeton REL.

“Ka një pajtueshmëri të ndërmarrjes së masave shtesë dhe të përcjellim situatën në javët e ardhshme duke mos e përjashtuar ndjekjen e procedurave kushtetuese për gjendje të jashtëzakonshme”.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare.

Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së korinavirusit pason pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në tre javët e fundit.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve.

Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale.

Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button