Bie ‘dinastia’ Barcelonë (VIDEO)

Real Madridi i dha goditje të madhe Barcelonës, duke e mposhtur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe atë bindshëm 3:1 midis “Nou Campit”.

Ndeshja e parë, para një muaji e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar 1:1.

Reali në finale të Kupës do ta pres fituesin e ndeshjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Sevillas. Ndeshjen e parë e kishin fituar madrilenët me rezultat 2:1.

Cristiano Ronaldo tregoj edhe një herë se pse është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Portugezi shënoi dy herë sonte në portën e Pintos.

Golin e parë e realizoj nga penalltia në minutën e 13, kurse të dytin në minutën e 57.

Golin e fundit për Realin e shënoi Varane në minutën e 68-të pas asistimit te Ozilit, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Jordi Alba në minutën e 89-të.

Kjo është fitorja e parë e Realit pas një dekade në “Nou Camp”, ndërsa është humbja e dytë rresht për Barcelonën, pasi paraprakisht u mposht në “San Siro” nga Milani me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. (ORAinfo)

Lajme të ngjashme

Back to top button