Ahmeti: Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të zgjidhet këtu në Kuvend

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatët për deputet në të gjitha zonat sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut tha se nga kjo godinë do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar.

“Në Kongresin zgjedhor të BDI-së vitin e kaluar i përcaktuam vijat tona të kuqe për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, e ato janë barazia e
plotë, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Europian, ndërsa këto arrihen nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj të fqinjësisë së mirë nga të cilat kthim pas nuk ka!”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se kandidati i tyre ka përvojë shumë më të madhe se sa të dy kandidat tjerë dhe nuk ka asnjë skandal prapa vetës, por është i respektuar gjithandej.

“Koha është që kjo gjeneratë e re prapa meje ta dëshmon vlerën e vet, ndërsa ju, të gjithë, të përcaktuar e të papërcaktuar, gra e burra, të
ri e të moshuar, dilni dhe votoni, rrethoni numrin 9, vërtetoni vlerën tuaj duke i dhënë një mundësi gjeneratës së re që edhe këta ta dëshmojnë
vlerën e vet dhe ta bëjnë kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut i cili do të zgjidhet mu në këtë godinë, në Kuvend” nënvizoi lideri i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button