Shkup, u realizua mëngjesi i Harmonisë Ndërfetare

Mëngjesi i Harmonisë Ndërfetare u organizua në Librarin e Çarshisë në Shkup nën mbështetje të Kombeve te Bashkuara. Ngjarja e tillë u realizua duke u bazuar në thirrjen e Kombeve të Bashkuara për Javën e Harmonisë Botërore Ndërfetare gjatë muajit shkurt, në mënyrë që të ndërtojë, dashuri, paqe dhe respekt për të gjitha fetë. 

Në prezentimin e Organizatës Rinore “Shpresë” u theksua se rinia është fuqia më e fortë në botë. Të rinjtë duhet të nxisin respektin dhe ndjenjën e miqësisë në mes besimeve dhe e tashmja është duke i pjekur kushtet për ndërtimin e paqes dhe harmonisë në Maqedoni.

Në ketë eveniment morën pjese përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe akademikë, si dhe mysafirë nga jashtë. 

“Ne duhet të punojmë çdo ditë për të implementuar këto fjalë për veprim praktik për paqe,për tu zhvilluar e drejta e jetës me dinjitet për të mirën e gjithëve. Ne llogarisim që të gjithë ju të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje. Me dialog, ne mund të luftojmë urretjen. Me harmoni ndërfetare, ne mund të ndërtojmë ura për një të ardhme më të mirë” deklaroi Enisa M.Gjokaj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button