Vlon në LSDM: Zaev kundër Cërvenkovskit

Sonte në partinë e Branko Cërvenkovskit , LSDM situata ka qenë tejet e tensionuar mes kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev dhe liderit Cërvenkovski. Si që raportojnë mediet maqedonase, në mbledhjen e Këshillit Qendror ku është shqyrtuar situata e krijuar pas prolongimit me ligj të afatit për dorëzimin e kandidaturave, Zaev ka dalë me qëndrim se duhet të shkohet në zgjedhje.

Në këtë lideri Cërvenkovski nuk është pajtuar, ndërsa në mbrojtje të qëndrimit të tij më të zëshëm kanë qenë deputetët Natasha Savova, Andrej Petrov dhe Igor Ivanovski.

Paraprakisht LSDM përsëriti qëndrimin e tyre se refuzojnë ofertën e VMRO-DPMNE-së, sepse arsyeja për bojkot nuk ka qenë koha e pamjaftueshme për të dorëzuar kandidaturat, por siç thuhet, regjimi autokrat i Gruevskit dhe ngjarjet e 24 dhjetorit.

Ndërsa në Parlament u miratuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor me të cilën shtyhet afati i dorëzimit të kandidaturave për kandidatët e zgjedhjeve lokale deri më 3 mars.

Ndërkombëtarët serish apeluan të zhbllokohet urgjentisht kjo krizë e cila e ka kapluar vendin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button