Mali i Zi regjistroi 87 raste të reja me COVID-19

Mali i Zi ka regjistruar 87 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 709 mostra, prej të cilave 87 kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit.

“Në mesin e rasteve pozitive janë edhe rezultatet e dy personave që vdiqën dje, ndërsa u raportuan edhe dy vdekje të pacientëve që më parë ishin pozitivë dhe ishin trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe Berane. Të ndjerit ishin nga Podgorica dhe Rozhaja”, thuhet në kumtesën e institutit.

Që nga fillimi i qershorit, 14 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi, ndërsa 816 raste janë aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button