Shkollë e multikulturalizmit, të njohim bashkësitë e ndryshme

Iniciativa qytetare e femrave Antiko dhe Shoqata Multikultura nga Tetova, me mbështetjen e Delegacionit të Unionit Evropian në Maqedoni, organizojnë cikle të trajnimeve për përgatitjen e trajnerëve në temën e multikulturalizmit. 

Pjesëmarrës në trajnimet do të jenë studentë të vitit të 3 dhe të 4 të fakulteteve të Shkencave pedagogjike.

‘Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i kapaciteteve për praktikimin dhe multiplikimin e njohurive në lëmin e multikulturalizmit me popullatën e re në proceset arsimore dhe në bashkësi. Inkurajohen të paraqiten të gjithë studentët/absolventët e interesuar prej bashkësive të ndryshme etnike, të cilët kanë dëshirë dhe afinitet që njohuritë e fituara ti transferojnë/multiplikojnë te nxënësit e shkollave të mesme me të cilët do të realizohet iniciativa’ thonë organizatorët.

Në shkollën për multikulturalizëm, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të trajnohen me përmbajtje, metodat, teknika dhe mjete të cilat janë adekuate dhe të zbatueshme për motivimin e të rinjve, përkatësisht nxitjen e aktivizimit dhe iniciativës tek të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike për shprehje kreative dhe krijimin e hapësirave të përbashkëta të sigurta për bashkëveprim dhe mirëkuptim.

Përparësi do të kenë ato të cilët paraprakisht kanë njohuri, përvojë dhe angazhim në aktivizimin qytetar dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme sociale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button