fbpx

Është lajm i rremë që Nina Angellovska ia ka ofruar Zaevit dorëheqjen e saj

Po recenzojmë një jam me titull „Zaevi nuk e ka lejuar Nina Angellovskën që të japë dorëheqje?!“, që është përplot me spekulime, komente të pabaza dhe një anshmëri tendencioze kur shkruhet për punën e ministres së financave, që është në kundërshtim të plotë me parimet etike të gazetarisë.

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska – Vërtetëmatës

Foto nga lajmi që recensohet

Vetëm fjalia e parë e paragrafit të parë të këtij teksti, ku flitet për dorëheqjen e ofruar nga Angellovska të cilën Zaevi nuk e ka pranuar, ka karakter informativ. Pjesa tjetër e lajmit janë vetëm komente të autorit, gjë që bie ndesh me nenin 13 të Kodit Etik të gazetarisë, ku është theksuar qartë se gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

Nuk është bërë tentative, ose së paku nga teksti nuk mund të shihet se është bërë tentative për të marrë qëndrim për shkaqet e informacionit së shpërndarë, gjegjësisht që Angellovska ka ofruar dorëheqjen e saj. Përkundrazi, spekulohet dhe bëhet llotari me shkaqet.

„A ka qenë e hatërngelur, e ofenduar apo thjesht kjo është një tentativë e ministres për t’ia mbathur nga arka e zbrazët, këtë nuk e dimë” komentohet në një pjesë të tekstit. Në vend të pyetjeve dhe supozimeve, një deklaratë e ministres ku ajo jep sqarime do kishte qenë mënyra më adekuate për mbulimin e kësaj problematike, së paku në një nivel sa më elementar të profesionit.

Prania e së paku dy burimeve, gjegjësisht argumenteve nga palët e përfshira, balanci gjatë raportimit dhe përcjellja e informacioneve të vërtetuara është detyra themelore e gazetarit,  sidomos kur dikush thirret në burime të pakonfirmuara, anonime, siç thuhet në nenin 1  të Kodit Etik të gazetarëve në Maqedoni.

Është e qartë që bëhet fjalë për një lajm të rremë, nuk ka asgjë të tillë, u përgjigj ministrja Nina Angellovska për insinuatat e publikuara në lidhje me dorëheqjen e saj.

Në vazhdim të tekstit, autori i referohet edhe videos së llogaridhënies së Angellovskës të cilën e ka postuar ajo në faqen e saj në Facebook, nuk i komenton 38 projektet e realizuara, por e kualifikon punën e saj si „vetëvrasje politike“, vetëm mbi bazë të vlerësimit të tij personal e subjektiv.

Për vërtetëmatësin ministrja Angellovska sqaroi:

„Video e postuar paraqet llogaridhënie për punën e bërë gjatë dhjetë muajve që gjendem në këtë post. Gjithmonë është mirë që të ndalojmë dhe të shohim se çfarë kemi bërë. Këtë e bëmë bashkë me ekipin dhe një pjesë e ndamë me qytetarët dhe me publikun.“

Gazetari ka të drejtë t’i analizojë dhe t’i komentojë masat qeveritare, përfshirë këtu edhe të një sektori të rëndësishëm siç janë financat, por këto duhet të jenë informacione analitike, të mbështetura me ekspertizë nga burime relevante dhe informacione në dispozicion, e para së gjithash, me njohuri të mira të fushës së analizuar.

Tendencioze është edhe fotografia nën tekst, e marrë nga faqja në Facebook e Angellovskës ku ajo ka komentuar „Rrallë herë ha mëngjes, por kur gatuaj, dua që të jenë prodhime vendi“, në frymën e  fushatës „Blej prodhime vendore“.

Fotografia nuk përkon aspak me tekstin, ndërsa autori e ka shfrytëzuar për të manipuluar me publikun, me një koment të pahijshëm: „Sido që të jetë, ministrja Nina do qëndrojë në kabinetin e saj edhe për disa ditë, ku nuk e dimë se çfarë punohet, por e dimë se çfarë haet për mëngjes. I bëftë mirë!“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button