fbpx

RMV, top 5 dezinformatat më të mëdha për kufijtë tokësor dhe ajror në kohën e pandemisë

Burimi: KriThink

Kur do të hapen kufijtë? Kjo ka qenë njëra ndër pyetjet më të mëdha që është parashtruar nga qytetarët. E ky interesim i madh ka bërë që disa media ta shfrytëzojnë momentin dhe të publikojnë informacione duke publikuar data për hapjen e kufijve. Dezinformim pati si për kufijtë tokësor po ashtu edhe ata ajror.

Në vijim do të ju sjellim 5 dezinformimet për kufijtë.

Nga: Fatbardha Curri

DEZINFORMIMI I PARË: Fluturimet nga Shkupi do të fillojnë më 17 maj

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
1

Ndër dezinformimet më të mëdha dhe të parat që u publikuan në lidhje me kufijtë, ishte ai për kufijtë ajror. Në 24 prill, një media nga Kosova publikoi informacionin se më 17 maj do të fillojnë fluturimet nga Shkupi. Megjithatë, në artikull burim i informacionit paraqiteshin vetëm prenotimet në ueb faqen e një kompanie ajrore, ndërkaq askund nuk citohej Qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila i sjell vendimet për masat restriktive kundër virusit Kovid-19.

Pavarësisht se artikulli nuk përfshin të gjitha palët, informacioni që u publikua ishte gënjeshtër, sepse Qeveria e Maqedonisë së Veriut kufijtë ajror i hapi më 1 korrik.

DEZINFORMIMI I DYTË: Fluturimet nga Shkupi do të fillojnë më 26 qershor

Publikimi i datave për rinisjen e fluturimeve u bënë të shpeshta. Një datë e tillë ishte edhe 26 qershori. Edhe për këtë datë krahas disa mediave informuan edhe disa funksionarë.

Gabimi u bë në atë se në këtë datë qeveria vendoi t’i hapë kufijtë tokësor, ndërkaq solli vendim edhe për aeroportet. Por, aeroportet vendosi t’i hapë më 1 korrik.

Krahas kësaj media, kanë dezinformuar edhe funksionarët shtetëror.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
2
Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
3

 

DEZINFORMIMI I TRETË: Maqedonia e Veriut hap kufijtë tokësor më 1 qershor

Krahas për kufijtë ajror, dezinformata pati edhe për kufijtë tokësor. Në luftën se kush i pari po njofton publikun, nuk ishin vetëm mediat por edhe funksionarët.

Rasti është me ministrin për investimet e huaja, i cili shkroi se kufijtë tokësor Maqedonia e Veriut do t’i hapë më 1 qershor.

Kjo ishte gënjeshtër, sepse nëpërmjet kufijve tokësor në vendin tonë pa kushte shtetasit e huaj mund të hynin nga 26 qershori.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
4

 

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
5

Tash, edhe ky vendim ka ndryshuar për disa shtete të rajonit si Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Shtetasit e këtyre vendeve për të hyrë në vendin tonë do të duhet të dorëzojnë test PCR negativ për virusin Kovid-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe duhet të nënshkruajnë deklaratë se për sa orë dhe ku do të qëndrojnë në vendin tonë. Në vendin tonë shtetasit e këtyre vendeve do të mund të kalojnë vetëm transit.

DEZINFORMIMI I KATËRT: Hapja e kufijve pritet nga mesi i korrikut

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet
5

Mes kalkulimeve mediatike për rihapjen e kufijve u gjet edhe mesi i korrikut. Por ky afat erdhi si rezultat i gabimit teknik, ngaqë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke folur për datën e mundshme, tha “se pritet nga mesi i qershorit”.

Ndërkaq mediat, deklaratën e transmetuan gabimisht dhe njoftuan se “Filipçe ka deklaruar se kufijtë priten të hapen nga mesi i korrikut”. Edhe kjo doli e pavërtetë.

DEZINFORMIMI I PESTË: Greqia mbyll kufirin për banorët e Çairit, Tetovës, Kumanovës

Por nuk munguan edhe dezinformatat në lidhje me rihapjen edhe të kufijve nga shtetet tjera për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Tashmë e dimë se Bashkimi Evropian nuk i pranon shtetasit e Ballkanit përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve për kokë banori.

6

Fotografi nga lajmi që recensohet

Kështu, shtetasit tanë nuk mund të udhëtojnë pa kushte as drejt shteteve fqinje si Greqia dhe Bullgaria, për shkak se këto dy shtete gjenden në BE.

Por, mediat sërish zgjodhën të dezinformojnë publikun, pasi publikuan informacionin se “Greqia ka mbyllur kufirin për banorët e Çairit, Tetovës dhe Kumanovë”. Kjo është e pavërtetë. Greqia kufirin e ka të mbyllur për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht asaj se ku banojnë të njëjtit.

Manipulimi i publikut duke u thirrur në autoritet

Mund të vlerësojmë, se dezinformimet në lidhje me rihapjen e kufijve ajror dhe tokësor, disa medie i kanë bërë duke pasur si burim një instirucion a person me “autoritet”. Në një rast burim i informacioneve kanë qenë kompanitë ajrore, në raste të tjera funksionarët shtetëror. Por nuk përjashtohen edhe rastet kur medie qëllimshëm kanë dashur të ngritin tensione duke publikuar informacione se masat e caktuara restriktive kanë qasje diskriminuese. Duke u bazuar në këto elemente, vlerësojmë se mediet edhe kanë shkelur parimet gazetareske siç janë: verifikimi i burimit të informacionit dhe përfshirja në artikuj më shumë burime para se gjithash relevante. 

Nga këtu përfundojmë se tash për tash, shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt shteteve të Ballkanit, por jo edhe të Bashkimit Evropian në rast se nuk kanë leje qëndrimi, vizë pune apo shtetësi të dyfishtë nga njëri nga shtetet ku duan të udhëtojnë. Në Maqedoninë e Veriut mund të hyjnë pa kushte shtetasit e BE-së, por jo edhe të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button