Pacientja 24 vjeçare nga Tetova, viktima më e re e Covid-19 në RMV, nuk ka pasur sëmundje tjera

Pacientja 24 vjeçare nga fshati Jazhincë, komuna e Jegunovcës është viktima më e re e Covid-19 në vend.

Telma mëson se vajza ishte e sëmurë me korona një javë para se të pranohet në Klinikën për sëmundje infektive. Ka pasur temperaturë, plogështi, kollitje dhe frymëmarrje të rënduar.

Është mjekuar nga mjeku amë me infuzione për 4 ditë dhe për shkak të vështirësive të vazhdueshme, janë lajmëruar në spitalin e Tetovës. Është bërë testi për Covid-19, dhe rezultati ishte pozitiv dhe pacientja është hospitalizuar.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pacientja është transferuar ne Qendrën për sëmundje infektive në Shkup më 28 qershor. Gjatë mjekimit në klinikë është vërejtur përmirësim, por i shkurtër, ku më pas i është përkeqësuar gjendja sërish dhe ka dhënë shenja të dobësimit të zemrës dhe emboli pulmonare e trombit. Edhe përkundër kujdesit dhe mjekimit në bashkëpunim me kardiologët, pacientja ka ndërruar jetë.

Për pacienten nuk ka të dhëna që ka pasur sëmundje të tjera, apo sëmundje kronike, por gjatë ditëve në vijim mjekët do të flasim me familjen për gjendjen shëndetësore të pacientes para infektimit me Covi-19.

LEXO: Sot 8 të vdekur dhe 199 të infektuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button