Shqipëri, shënohet rekord i rasteve të reja me COVID-19

Në Shqipëri kanë ndërruar jetë edhe 4 persona dhe janë regjistruar 93 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), shifra rekord që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.371 dhe numri i të vdekurve në 89.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja janë regjistruar në disa qytete të vendit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1.881 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.401 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer 31.933 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button