Tetovë, rruga që ende nuk përfundohet (FOTO)

Komuna e  Tetovës ka filluar me ndërtimin e rrugës ‘M.A.Çento’, në gusht të vitit 2012 dhe edhe sot e kësaj dite asfalti  i prerë për rreth  kësaj rrugë nuk është  zëvendësuar me të ri.


Rindërtimi i kësaj rruge nisi me qëllimin për të shtuar edhe 88 vend parkime të reja , mirëpo nga ajo ditë e deri më tash nuk ka asnjë iniciativë  konkrete për përfundimin e saj.


Në një prononcim të më hershëm nga komuna e Tetovës për Portalb thanë se punët që kanë filluar në vjeshtë do të përfundojnë me rregullimin e motit.

 Ndryshe, përveç rrugës ‘M.A.Çento’, në Tetovë kanë ngelur edhe shumë vend parkime të tjera në gjysmë pa përfunduar  duke pritur motin më të mirë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button