Lexuesve nuk ju hyn në punë se për cilin (nuk)do të votojnë familjarët e ministrave

Burimi: KriThink

Një prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë janë zgjedhjet, kurse një nga ndihmësit dhe kryesorit në këtë proces padyshim që janë gazetarët e mirëfilltë. Një gjë e thotë çdo ligj nacional e ndërkombëtar ku nënshkruese është edhe RMV-ja, edhe atë se vota është e lirë, e fshehtë dhe mbi të gjitha reflektim i bindjeve personale. Gazetarët nuk guxojnë të përzihen në këtë të drejtë të qytetarëve.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Familjarët e Kreshnik Bekteshit bëjnë thirrje për përkrahje të Koalicionit Aleanca – Alternativa
Data dhe koha e publikimit: 08.07.2020

Data e recensimit: 10.07.2020

Recensues: Ardit Ramadani

Lajmi të cilin e recensojmë është shembull se si një gazetar nuk duhet të shkruaje lajme gjatë procesit zgjedhor. I njëjti ka përdorur një qytetare, vota apo bindjet e së cilës absolutisht nuk përbëjnë interes publik, vetëm për të arritur një qëllim të caktuar.

Autori i këtij lajmi ka informuar qytetarët se një familjare e ministrit të Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), do të votoje një parti e cila nuk është e njëjtë me atë të familjarit të vetë.

“Bashkëshortja e xhaxhait (vëllait të babait) të Kreshnik Bekteshit, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, publikisht ka bërë thirrje që të përkrahet Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa” shkruhet në lajmin që e recensojmë.

Ai madje ka përdorur edhe emrin e mbiemrin të kësaj qytetareje, e cila në profilin e vet dhe me miqtë e vet të fejsbukut ka shpërndarë një status ku flet për nevojën e ndryshimit në vend. Megjithatë, kujtojmë se e njëjta nuk është person publik apo bartëse e ndonjë detyre publike.

Çfarë thotë ligji për këtë?

Me Kushtetutën e RMV-së si dhe ligjet pozitive të vendit, çdo person i cili është 18 vjeç apo më shumë, e fiton të drejtën e zjgedhjes dhe kjo e drejtë është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë si dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.

Pra, një nga parimet kryesore të kësaj të drejte është se vota është zgjedhje individuale e çdo personi të rritur dhe me aftësi në të vepruar, askush nuk ka të drejtë te cenojë të njëjtën apo të ndikoje vetëm në këtë.

Asnjë ligj në botë nuk thotë se qytetarët janë të obliguar të votojnë një parti të caktuar vetëm se në atë parti keni familjar, përkundrazi, e mira e demokracisë është zgjedhja dhe liria për ta bë atë.

Qytetarët mund të jetojnë edhe pa këtë informacion

Se për kë do të votoje një person i cili nuk përbën absolutisht asnjë interes publik, nuk ju hyn në punë qytetarëve kurse gazetarët duhet të shkruajnë lajmë për gjërat të cilat kanë interes publik.

“Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik” qartësohet që nga neni i parë i Kodit Etik i gazetarëve.

Interes publik do të përbënte në qoftë se familjare e ministrit Bekteshi ka paralajmëruar se do të ndikojë në procesin zgjedhor apo se, për shembull, planifikon të dëmtojë vendvodtimin gjatë procesit të votimit, por jo edhe statusi i saj në Fejsbuk.

Të jesh në një familje me një politikan, përveç që nuk të bën automatikisht anëtar/e të asaj partie politike, nuk të bën as person të rëndësishëm apo me interes publik. Gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për atë se kujt i japin rëndësi kur shkruajnë lajme.

Ndryshe, kjo teknikë e manipulimit është e njohur dhe në doracakun e Krithinkut si analogji false apo kur gazetari tenton të bëje lidhshmëri mes dy gjërave të palidhura, vetëm për të arritur një qëllim të caktuar. Që në këtë rast, mbase i njëjti është munduar që ministrit ta bëje të duket keq duke u thirr në atë se”familjarët nuk e votojnë”.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button