RMV, një 24 vjeçare viktimë e virusit korona, 8 të vdekur dhe 199 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 199 persona janë infektuar me virusin korona, 8 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 120 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 376, i të infektuarve në 7975, të shëruarve 4080, ndërkaq për momentin në vend kemi 3519 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tetë persona, katër nga Tetova, dy nga Struga, një nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Në Klinikën Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 24,63 dhe 64-vjeçare. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 54-vjeçare.
Në Klinikën e Tetovës kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 70 dhe 74 vjeçare. Në Strugë ka ndërruar jetë një pacient i moshës 56 vjeçare dhe një paciente 83 vjeçare”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 90
  • Sveti Nikollë – 24
  • Kumanovë – 17
  • Tetovë – 12
  • Strugë – 12
  • Shtip – 9
  • Dibër – 6
  • Gostivar – 5
  • Ohër – 4
  • Prilep – 3
  • Probishtip – 3
  • Kërçovë – 3
  • Manastir – 2
  • Kavadar – 2
  • Resnjë – 2
  • Strumicë – 2
  • Radovish – 1
  • Krushevë – 1
  • Demir Hisar – 1

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 94
  • Tetovë – 9
  • Ohër – 6
  • Shtip – 4
  • Gostivar – 2
  • Krushevë – 1
  • Makedonski Brod – 1
  • Prilep – 1
  • Strugë – 1
  • Dibër – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 3803, raste aktive 1864
  • Tetovë – 856, raste aktive 323
  • Kumanovë – 848, raste aktive 181
  • Shtip – 430, raste aktive 165
  • Strugë – 312, raste aktive 156
  • Prilep – 294, raste aktive 61
  • Ohër – 223, raste aktive 131
  • Gostivar – 216, raste aktive 131
  • Veles – 201, raste aktive 38
  • Dibër – 143, raste aktive 81
  • Resnjë – 134, raste aktive 89
  • Sveti Nikollë – 112, raste aktive 105
  • Koçan – 76, raste aktive 16
  • Manastir – 70, raste aktive 29
  • Kërçovë – 68, raste aktive 59
  • Probishtip – 35, raste aktive 23
  • Kavadar – 25, raste aktive 17
  • Strumicë – 22, raste aktive 13
  • Negotinë – 21, raste aktive 3
  • Kriva Pallanka – 19, raste aktive 9
  • Gjevgjeli – 12, raste aktive 3
  • Krushevë – 10, raste aktive 5
  • Makedonski Brod – 8, raste aktive 5
  • Vallandovë – 6, raste aktive 0
  • Pehçevë – 6, raste aktive 2
  • Demir Hisar – 6, raste aktive 5
  • Kratovë – 5, raste aktive 2
  • Radovish – 5, raste aktive 1
  • Vinicë – 4, raste aktive 1
  • Berovë – 4, raste aktive 1
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 1545 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 76.107 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button