Të hënën do të votojnë 716 persona me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa të martën 8.852 të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronik

Komisioniet Zgjedhore Komunale kanë pranuar 716 kërkesa  nga personat pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahen të hënën më 13 korrik në suaza të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  të mërkurën më 15 korrik.

Nga KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla,  ndërsa nga gjithsej 80 komuna në 57 do të votojnë  të sëmurët me Kovid-19  dhe personat në vetizolim, transmeton MIA.

Sipas informatave të KSHZ-së, finalizohet  kompletimi i këshillave zgjedhor të veçantë të cilat duhet ta zbatojnë këtë votim  ndërsa përbëhen nga tre punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike.

Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak.

Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve  të Komisionit kanë  dërguar dokumentacion  përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë  nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhor.

Për krahasim, të zgjedhjeve të kaluara  të paraqitur për votim ishin vetëm  3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishgëm.

Më 15 korrik të mërkurën do të votohet në 3.480 vendvotime në gjashtë  njësi zgjedhore në vend. Në 90 vendvotime  ka më pak se 10 votues të cilët sipas Ligjit do të munden të drejtën e tyre të votës ta realizojnë  në vendvotimin më të afërt. Qytetarët do të mund  të votojnë për 1.578 kandidatë të 15 partive politike dhe koalicioneve. Të drejtë të votës kanë 1.814,263 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button