RMV, 66 mjekë të rinj të licencuar, gjysma e tyre dëshirojnë të punojnë me pacientë me Covid-19

Ministria e shëndetësisë bëri të ditur se në korrik, 66 mjekë të mjekësisë kanë kaluar provimin profesional dhe janë pajisur me licencë nga Oda e mjekëve.

Ministria e shëndetësisë ka kontaktuar 6 mjekët e ri të licencuar, dhe më shumë se gjysma e tyre kanë shprehur dëshirë që të punojnë me pacient me Covid-19, shkruan Meta.mk.

“Në kushte kur po ballafaqohemi me krizën me të madhe botërore, kemi 66 mjek më shumë, të rinj, me forca të reja në sistemin tonë shëndetësor. Në përputhje me ndryshimin që bëmë në Ligjin për mbrojtje shëndetësore nga janari i vitit të kaluar, secili mjek i diplomuar i cili merr licencën duhet të bëjë gjashtë muaj praktikë e cila për herë të parë paguhet nga 30 mijë denarë në muaj. Mjekët e rinj janë ardhmëria e shëndetit tonë dhe ne do të vazhdojmë të investomë tek ata dhe edukimin e tyre”, tha ministri Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button