Të drejtat e njeriut, KE ofron mbështetje për Kosovën

Këshillit të Evropës, ishte në qendër të diskutimeve që kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi pati sot me një delegacion nga Këshilli i Evropës i udhëhequr nga Matjaz Gruden.

Në këtë takim u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me KE-në në disa fusha të rëndësishme, me theks të veçantë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. 

Me këtë rast ata reflektuan përkushtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës sa i përket promovimit të aktiviteteve në Kosovë, duke u nisur nga premisa se nuk duhet të ketë asnjë evropian që nuk i gëzon të drejtat themelore. 

Delegacioni nga Këshilli i Evropës theksuan se në Kosovë ka më pak se dy milionë evropiane që ende nuk mund t’i gëzojnë të drejtat ashtu siç është paraparë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, si dhe sipas të gjitha standardeve që lidhen me sundimin e ligjit. 

U sqarua se KE-ja është e interesuar që të zgjerojë këto aktivitete dhe t’i identifikojë edhe disa nga fushat kyçe në të cilat Kosova ka nevoje për mbështetje. Pasi ata theksuan përkushtimin e tyre për të realizuar misionin e tyre në ndihmë dhe mbështetje për Kosovës thanë se pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasin, do ta përforcojmë sa më shumë kontributin dhe punën e tyre në Kosovë. 

Ndërsa, kryeparlamentari Krasniqi duke falënderuar delegacionin e Këshillit të Evropës për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve në tri fusha kryesore: zhvillimin e demokracisë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, si shtoi se në këto fusha akoma ka nevojë për mbështetje dhe mbikëqyrje./Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button