fbpx

Shqipëri, qumështi rezulton me aflatoksinë

Pas analizave të bëra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se dyshon për nivele të lartë të aflatoksines në ato parti qumështi për të cilat paralajmëroi autoriteti kosovar.

Kreu i AKU-së, Artan Gjergji shpjegon se analizat do te kryhen ne nje laborator te akredituar ne vendet e BE dhe i eshte kerkuar subjekteve ne menyre vullnetare te terheqin produktet e dyshuara.

Sipas Gjergjit gjate viti 2012 jane kryer 17 analiza per aflatoksinen dhe kane dale negative.

Analiza per aflatoksine duhet bere qe ne ushimin, qe u jepet  kafsheve te qumeshtit nga Instituti i Sigurise Ushqimore. Me pas kjo analize duhet te behet serish ne menyre te vazhdueshme,kur qumeshti ambalazhohet  dhe hidhet ne treg nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit.Por per mungese fondesh kjo analize nuk eshte kryer as nga ISUV dhe as nga AKU./Top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button