Fotolajm që ngjason me një koment partiak

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin Ohrid 24 më date 10 korrik, me titull  „(FOTO) Bota rozë e e Konstantin Georgievskit“.

Shkruan: Sonja Rillkovska – Vërtetëmatës

Duke filluar që nga tituli autori tenton ta diskreditojë Kryetarin e komunës së Ohrit, duke e quajtur në mënyrë sarkastike dhe ironike „botën rozë të Konstantin Georgievskit“.

Në lajmin që më shumë ngjason me një koment partiak shkruan:

Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, dje u lëvdua se  ka përfunduar asfaltimi i  4 rrugëve në Kosel. Dhe nëse populli shihte me syzet rozë të Georgievskit, do e shihte këtë fotografi. Por, me sa duket jo të gjithë jetojnë në botën rozë të Georgievskit, dhe ata e shohin fotografinë e vërtetë që duket kështu.

Ky koment është mbështetur me dy fotografi të përshkruara njëra si si gjënjeshtër dhe tjetra si realitet, tek të cilat shihet një rrugë e asfaltuar dhe tek tjetra një rrugë pjesërisht e asfaltuar e fshatit Kosel.

Gazetari në vend që të kërkojë përgjigje nga Komuna e Ohrit për atë se përse nuk është asfaltuar rruga, komenton dhe në mënyrë ironike tallet me kryetarin e komunës dhe shkruan:

Pra, në një rrugë që sipas banorëve është me gjatësi prej 100 metra, Konstantin Georgievski ka shtruar me asfalt vetëm 40 metra dhe me këtë lëvdohet para banorëve të Ohrit. Banorët e Koselit në shaka thonë se gjysma e asfaltit ka qenë për Vicen.

Nuk është aspak e vërtetë se janë shtruar me asfalt vetëm 40 metra. Për Vërtetmatësin Kryetari i komunës thotë:

Në Kosel ende po zhvillohen punime ndërtimore dhe rruga ende nuk është e mbaruar, kuptohet që do shtrohet e gjitha me asfalt.

 Në fund autori i panjohur plason akuza të rënda në adresë të Georgievskit, që njëkohësisht është edhe kryetar i shtabit të LSDM-së në Ohër, se për vota banorëve të Ohrit u ka premtuar asfaltim të rrugëve dhe shtrim me pllaka nëpër shtëpitë private të tyre. „Redaksia e Ohrid 24 disponon edhe me informacione të tjera për aktivitete të këtilla dhe ato do publikohen ditëve në vazhdim, me qëllim që publiku të njoftohet me punën joekonomike të pushtetit lokal të LSDM-së, në krye me Georgievskin“, përfundon teksti.

Në fund të teksit në mënyrë bombastike paralajmërohen informacione dhe dëshmi të reja për punën joekonomike të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Teksti është larg standardeve profesionale të gazetarisë. Ngjason me një koment partiak plot me akuza, gjysmë të vërteta dhe spekulime. Gazetari nuk duhet të komentojë dhe të shpalosë qëndrime të tij personale gjatë përcjelljes së lajmeve (neni 13 i Коdit etik të gazetarëve), ai duhet të sigurojë distancim profesional nga subjektet politike dhe gjithmonë të mundohet të marrë qëndrim nga pala e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button